6 persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 24 në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sekiraq të Podujevës, bëjnë të ditur burime të portalit “Llapi.info”.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra e tipit “Mercedes” me targa gjermane dhe tjerta e tipit “Fiat”, ku janë lënduar 6 persona, 5 në njërën vetur, dhe një në veturën tjetër. Dy prej të lënduarve kanë marrë lëndime të rënda trupore, bëjnë të ditur burime të portalit “Llapi.info”.

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë për tratman mjeksor./Llapi.info