Deputeti nga AKR, Labinot Tahiri, dje ka thënë se shumë shpejt do të largohet nga kjo parti dhe se me shumë gjasë do të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje.
Madje Tahiri ka thënë se të ketë zhvilluar edhe bisedime me dikë prej Vetëvendosjes, për aderimin e tij në partinë që drejton Albin Kurti.
Por sot këtë e mohon, zyrtari i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, i cili ka thënë askush nga kjo lëvizje s’ka folur me Tahirin për kalimin e tij në këtë subjekt politik.
“Një fotografi e Albinit me Labinot Tahirin që po qarkullon që dy ditë në Facebook është e vjetër një vit e gjysmë, se daton prej 15 janarit 2017 në Reçak”.
“Dhe, për hir të vërtetës, nuk ka pasur bisedë me Labinot Tahirin askush nga udhëheqja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për aderimin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.