Gjendja shëndetësore e Presidentit të vendit Hashim Thaçi si dhe e gjithë të tjerëve të përfshirë në aksidentin e sotëm zinxhiror, është e mirë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për klankosova.tv, ndërsa theksohet se nga përplasja e veturave nuk ka asnjë person të lënduar.

Aksidenti zinxhiror ndodhi në mesditën e kësaj të hëne në magjistralen Prishtinë- Pejë, në të cilin u përfshinë katër automjete.