Pas skandalit me mish të prishur në Kosovë, inspektorët kanë filluar me kontrolle nëpër komunat e Kosovës.

Deri më tani, në komunën e Podujevës asnjë rast nuk është shënuar për mish të dyshimtë, raporton Llapi.info

Kështu ka thënë për Llapi.info, Shefi i Zyrës për Informim në komunën e Podujevës, Nazmi Elezi. Ai tha se inspektorët në Podujevë janë vazhdimisht duke kontrolluar.

“Nuk kemi pasur ndonjë rast me mish të prishur, vazhdimisht jemi me inspektorët përkatës duke kontrollu në vendet ku shitet mishi, por deri tash nuk kanë hasur në asnjë rast me mish të prishur, por as edhe të ndonjë produkti tjetër të mishit” tha Elezi.

Ndryshe, gjatë këtij viti në nëpër disa komuna të Kosovës janë konfiskuar mijëra kilogram mish, të cilët është konstatuar të jetë i prishur./Llapi.info/