Astma po bëhet dita nga dita një nga sëmundjet më të përhapura. Vetëm në Britani rreth 5 milion njerëz mbi 12 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje.
Sipas një studimi të Universitetit të Leeds numri i fëmijëve me këtë sëmundje rrugëve të frymëmarrjes po rritet ndjeshëm dhe në 38% të rasteve shkaktar është ajri i ndotur ku jetojnë.
Gjithashtu sipas të dhënave fëmijët që jetojnë në zona urbane dhe me trafik të rënduar kanë më shumë gjasa për tu diagnostikuar me astmë, pasi në 24% të rasteve kjo sëmundje shkaktohet nga ndotja që gjeneron karburanti, shkruan intv.al
Për këtë arsye është bërë dhe një studim. Udhëheqësi i studimit Dr Haneen Khreis i bazoi kërkimet tek qyteti i Bradford pasi është zona me nivelin më të lartë të fëmijëve nën moshën 16 vjeçare me astmë.
Studimi u bazua në 4 komponentë kryesore, shpërdarja atmosferike, ndikimi i trafikut, vlerësimi i shëndetit të banorëve të kësaj zone dhe faktor të tjerë ndotës të ajrit.
Ky kërkim ju dha mundësin studiuesve të kuptonin zinxhirin e plotë se si shfaqej astma tek fëmijët dhe rezultatet treguan se burimi kryesor i ndotjes ishte ajri i ndotur.
Dr Haneen Khreis, pas analizës tha se është ekspozimi i fëmijëve në ajër të ndotur është shumë i rrezikshëm dhe do shtojë radhët e asmatikëve.