Ishte qershori i 1984-s. Specialisti i misioneve hapësinore, Mike Mullane, ishte i shtrirë në krevatin e tij në kabinën e anijes kozmike “Discovery”.

Do të ishte ky fluturimi i 12-të në programin e Space Shuttle, ama i pari për raketën “Discovery” dhe Mullanenin. Anija e përmirësuar shkëlqente. S’kishte asnjë të gërvishtur, xhama të pastër dhe kontroll i paprekur.

Mullane, veteran i misioneve ajrore në Vietnam, ishte përzgjedhur në grupin e parë të rekrutëve për Shuttle. Për këtë mision ishte stërvitur fiks gjashtë vjet. Rrallë ka fjetur e ka ngrënë kafjall. Kishte marrë edhe masa, duke paguar tri pako të sigurimeve jetësore. Një ditë më parë nisja dështoi në 20 minutat e fundit të numërimit, transmeton KOHA.

Gjithçka nisi prej një problemi kompjuterik. I gjithë ekipi ishte në siklet për të dytën herë. Vetëm njëri nga gjashtë astronautët, komanduesi Hank Hartsfield, kishte fluturuar më parë.

Të tjerët – përfshirë edhe Judy Resnikun, që përgatitej të bëhej gruaja e dytë amerikane në hapësirë – kishin punë për të bërë që ta siguronin namin prej astronauti.

Frikë e gëzim

“Në kabinë më kapluan dy lloj emocionesh. E para ishte frika – frikësohesh për jetën – por tjetra ishte kënaqësia e pafundme, sepse për një astronaut është jetësor fluturimi në hapësirë”, thotë Mullane.

Në autobiografinë e tij sa drithëruese po aq qesharake, Mullane shkruan se po të eksplodonte raketa, donte që të ishte 50 milje mbi tokë me qëllim që zyrtarisht të vdiste si astronaut. Mullanes zemra po i rrihte edhe më fort në 10 sekondat e fundit të numërimit.

Në sekondën e gjashtë motorët ndizen. Ngelën vetëm dy raketa përkrahëse që i japin fuqi asaj kryesores. Poshtë janë flakët dhe pluhuri. Pasi të nisen nuk ka më kthim prapa. Astronautët e dinë fort mirë se nëse diçka shkon keq, Shuttle nuk ka ulëse që do të mundësonte daljen e tyre.

“Frika e parë është se nuk ka sistem për dalje emergjente në raketë, por jeni më të sigurt pasi e dini se shumë të tjerë e kanë testuar raketën”, thotë Mullane. Pastaj ndizet alarmi. Familjet e tyre po shikonin me frikë nga çatia e qendrës së nisjes së raketave tashmë pesë kilometra poshtë. Prapa është vetëm një vijë e bardhë.

Buzë vdekjes

Në kabinë dridhjet ndalen dhe motorët heshtën. Por çfarë ndodh me raketat solide? Nëse bëjnë dritë tani, ajo kryesorja do të bëhet copash.