Një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Dolgenseestrasse, Berlin Gjermani.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, shqiptari është qëlluar teksa po lëvizte me një makinë tip “Audi”.
Pasi ka qëlluar në drejtim të shqiptarit, autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.
Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova është qëlluar me plumb në shpatull. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë në momentin e atentatit nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e shqiptarit.
Ndërkohë mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.