Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2018.
Janë tërhequr tre numra potencial fitues ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017, njofton Klan Kosova.
Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.
Numri Potencial Fitues 29 19 51
Fitues 912 908 698
Totali i fituesve 2,518
ATK ka njoftuar se qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.
Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 14 Maj deri me datën 18 Maj nga ora 8:00- 16:00.
Lista e fituesve mund të shkarkohet këtu apo vizitoni linkun http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponat-fiskal/.