Në Komunën e Podujevës, të udhëhequr nga Agim Veliu, Auditori i përgjithshëm ka gjetur se gati gjithqka bëhet “paushall”.

Drejtorët duket se nuk i raportojnë kryetarit Veliu e ai nuk ka bërë as plan zhvillimorë për komunën.

Auditori ka gjetur në vitin 2015 se në komunën e Agim Veliut ka të punësuar me kontratë për shërbime të veqanta që nga viti 2010, e që nuk lejohet me ligj më shuëm se gjashtë muaj.

13 kontrata janë identifikuar me kohëzgjatje më shumë gjashtë muaj nga punëtorët më kontrata për shërbime të veçanta tregojnë raportet e Zyrës së Auditorit, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, ky institucion nuk ka qenë transparent në përzgjedhjen e ndërtimit të serrave individuale në vlerë prej 146 mijë euro.

Në këtë subvecionim nga aplikimi i 120 fermërve kanë përfituar 30 fermerë dhe zyrës së auditrorit nuk i janë janë ofruar dëshmi se si janë përzgjedhë këta 30 përfitues në mesin e 120 aplikuesve, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkohë sipas raportit të Auditimit në Podujevë mungojnë komunikmet mes stafit të komunës.

“Forma e raportimit që bëhet tek kryetari bëhet sipas nevojës dhe nuk ka raportime me shkrim prej drejtorëve në baza të rregullta përkatëse mbi punët dhe aktivitet e tyre”, thuhet në raport.

Derisa Komuna nuk ka strategji për zhvillim ekonomik lokal për vitin 2015, por është në proces të hartimit të strategjisë 2016-2018.