Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me zv/drejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, kanë dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbet i vrarë një polic i Kosovës, një u plagos e një u lëndua.

Gjatë konferencës, Kurti ka shpalosur edhe fotografi nga manastiri i Banjskës ku po qëndrojnë rreth 30 persona të armatosur, që dyshohet se kryen sulmin.

Kurti tha se Policia dhe Prokuroria do t’i hetojnë uniformat të cilat i kanë veshur personat e armatosur.

Ai tregoi edhe një fotografi të një autoblinde.

“Siç shihet përveç xhipave, shihet se kanë edhe një autoblindë aty. Kjo autoblindë nuk është e Kosovës. E vërëni se ka një gjoksore që është tipike e uniformës në vendluftime”, tha ai.