Dhjetë persona ka pësuar lëndime trupore, pas përfshirjes në një aksident të një autobusi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.
Të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar dhe janë jashtë rrezikut,
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar autobusin, ka shkaktuar aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 10 pasagjerë që ishin në autobus. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, njofton policia.