Dje pothuajse në gjithë Kosovën u mbajt një marsh protestues nga nxënës të shkollave të mesme, me moton ‘s’po shkohet n’shkollë’, teksa kërkonin nivel më të lartë të arsimit, shkruan Llapi.info.

E lidhur me këtë marsh, profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe nga Podujeva, Avdullah Hoti, ka thurur një poezi.

Kjo është poezia nga Avdullah Blakçori;

S’PO SHKOHET NË SHKOLLË

S’po shkohet në shkollë
Me këtë parullë janë dalë
Veç nxënës ju thënçin
Këtyre t’rinjve t’përdalë

Shumë breza para lufte
Me ideal kombëtar
Për liri t’Kosovës
Ishin n’vijë të parë

Me kërbaç janë rrahur
Nga shkolla janë përzënë
Janë helmuar e burgosur
Por mësimin s’e kanë lënë

Për dije kanë qenë t’etur
N’demonstrata kanë pri
Ishin Yje drite
Atdheu i kish krenari

Çfarë do tash ky brez
Që paturpësisht del në shesh
As vetë nuk e din pse-në
I ka dalë tambli mbi përshesh

Mblidhni mendtë o nxënës
Se kushte keni për cilësi
Duhet t’i rrokni mësimet
Nëse doni dituri

A shkohet në shkollë
Është pyetje e pa vend
Kthehuni tek libri
O nxënës mblidhni mend

Nga shoqëria jonë
U keqkuptua demokracia
Aty ku s’respektohet ligji
Lulëzon anarkia…!