Ministri i Financave Hekuran Murati në seancën e sotme ka deklaruar se diçka që është shkatërruar brenda 20 vjetëve, nuk mund të ndreqet për një mandat.
E lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti. Hoti si rrallë herë iu ka kundërpërgjigjur ministrit Murati, për të cilin ka thënë se bën propagandë të poshtër.
“Me debatu me këtë person është problematike, sepse ky debaton me fanatizëm dhe nuk është i interesuar për të vertetat dhe për të argumentuar mbi faktet për të dalë tek e vërteta. Ky me fanatizëm i mbron pozicionet e veta. Edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër, të ultë. Me sa fytyrë del në foltore dhe i thua njerëzve që u shkatërru Kosova qe 20 vjet. Si mund t’u thuash njerëzve kështu, me sa moral njerëzor e politik flet kështu ”, ka thënë Hoti.