Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se 1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.
Hoti ka theksuar se zëvendëskryeministri Tahiri në emër të Qeverisë së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan.
“1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.
“Zv. Kryeministri Besnik Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin e Kosovës Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit. Lavdi”.