Deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se duhet një reformë brenda subjektit të cilit i takon.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani është përjashtuar padrejtësisht nga pozitat udhëheqëse në parti pasi mendonte ndryshe dhe se është poshtëruar nga një grup brenda LDK’së.
“Me të vërtetë ka njerëz të mirë dhe i kanë japur këtij vendi. Por nesër nuk mund të marrin vendime dhe të jenë vetvetja. Agim Veliu e ka poshtëruar Vjosa Osmanin. Vjosa Osmani jo vetëm që është përjashtuar por edhe poshtëruar publikisht. Ajo është poshtëruar vetëm që është grua. Është përjashtuar në mënyrë më të çuditshme që nuk ka ndodhur në botën demokratike”, ka thënë ai.
“Dua të përshëndes Ron Gjinovcin i cili është analisti im i preferuar. E di që të shajnë. Më kanë sulmuar edhe mua. Kam qenë kryetar dege për pesë vite me radhë. I vetmi mëkat i imi është që kam kërkuar reforme. Ajo që po kërkoni edhe ju. Por unë mendoj që ata të cilët kërkojnë një reformë në LDK ata po e donë LDK’në. Nuk e di në Europë ka ndonjë parti apo subjekt ku një grup merr vendime për të gjithë. Kemi një grup tjetër që mund të marrin vetëm pozita dhe një grup tjetër që marrin vendime vetëm për këta. Ky është problemi në LDK. Për këtë arsye kam probleme brenda LDK’së”, ka thënë ai