Avni Ajeti, ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai ka thënë se këtë e bënë për arsye personale, duke pushuar aktivitetin politik për një kohë të pacaktuar.
“Për arsye personale nuk do të jem pjesë e politikës për një kohë, e as e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Ajeti për Indeksonline.
Ai ka falënderuar të gjithë njerëzit që ia kanë besuar votën për të qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Podujevës.
“I falënderoj sinqerisht të gjithë njerëzit që më kanë besuar dhe votuar që unë t’i përfaqësoj në Kuvendin Komunal të Podujevës. U jam mirënjohës përjetësisht dhe gjithmonë do të jenë në mendjen time”, ka thënë Ajeti për Indeksonline.
Ai ka mohuar të ketë ndonjë arsye tjetër. Ajeti ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.