Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti thotë se shteti u infiltrua në dallavere me listat e veteranëve. Ai këtë e bazon në faktin se prokuroria nuk po nis hetime, sepse mund të ndodhë që ka edhe prokuror që ka marr status veterani dhe nuk ka qenë në luftë. Ajeti në një intervistë për Indeksonline thotë se si bashkëluftëtarët të Zahir Pajazitit nuk janë marr asnjëherë me numra, por sipas tij, është fatkeqësi që dikush të përfitojë mbi gjymtyrën e njerëzve që dhanë jetën për Kosovë.

Indeksonline: Si njëri ndër themeluesit e UÇK-së, mendoni se ka pasur kaq numër të madh të ushtarëve, sa edhe janë deklaruar zyrtarisht, 46 mijë?

Ajeti: Qysh  në  fazat e para të Luftës së UÇK-së, po vërenim futjen e  elementit destruktiv që më vonë do ta pengonte luftën tonë çlirimtare. Pra, të kuptohemi UÇK-ja ka pasur vizion mobilizimin masivë në faza të caktuar të luftës, natyrisht përmes lidhjes së ngushtë me popullin, sepse ndryshe as do  të paramendohej një krijesë e  tillë e të mos flasim për luftën. Ne bashkëluftëtarëve të Zahir Pajazitit nuk jemi marr me numra te  ushtarëve, por me numrin e aksioneve.

Ndërsa me numra  janë marr të  ashtuquajtur krerët e LPK-së  që në Kosovë kanë hyr ilegalisht që në emër të UÇK-së janë pasuruar. Nuk e di për këtë numër, mbase në bazë të këtyre numrave nuk paska qenë UÇK, por armatë.

Indeksonline: Deri më tash prokuroria e shtetit nuk ka dhënë ndonjë sinjal se ka nisur ndonjë hetim për fytjen nëpër lista të njerëzve që s’kanë qenë pjesë e luftës. Pse mendoni se nuk po nis hetime prokuroria?

Ajeti: Sa i përket prokurorisë ajo s’ka  edhe  çka  te hetojë mbi këtë çështje, sepse nuk ka as një mandat të hedhet poshtë dokumentacionin e “komandantëve” që  paskan rekrutuar këtë armatë njerëzish në UÇK. Nëse prokurorët kanë qenë komandant, përgjegjësia bie mbi ta, në të  kundërtën ata janë të pafuqishëm për të ndërmarr diçka në këtë drejtim.

Indeksonline: I bëni thirrje prokurorisë që të nis hetimet?

Ajeti: Ne i bëjmë thirrje që të nis hetimet, porse shtrohet pyetja cilin hetim dhe çka nëse një prokuror nuk ka qenë pjesë e luftës dhe sot është veteran.

Indeksonline: Çka do të bëni nëse prokuroria nuk nis hetime dhe nuk merr masa?

Ajeti: Ne jemi dëshmitar se  si shteti është përfshirë nga korrupsioni dhe krimi në një far mënyre edhe shteti është pjesëmarrës, dhe çfarë të ndërmerret kur ky zinxhir çdo kohë  çelikoset  edhe më shumë.

Indeksonline: Çfarë ndenje është kur sheh njerëz që kanë hyr në lista e s’kanë qenë asnjë ditë në luftë, ndërsa ka nga ata që janë pa gjymtyrë që i kanë humbur nëpër beteja?

Ajeti: Sa për ne ushtarët e vjetër nuk është diçka e rëndë sa është qesharake, sepse na kemi pasur parandjenje se këto do të ndodhin ashtu qysh se e kemi vërejtur destruktivitetin  permanent që i bëhet.  Të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesë luftarake e UÇK-së e sot janë veteran, ata nuk janë asgjë më shumë e as më pas se bashkëpunëtor të armikut tonë.

Sa  i përket  kriterit në të vërtet unë shumë besoj se kriter  ka qenë paraja  dhe  çmimi të cilën e kanë përcaktuar komandantët, sepse po të kishte drejtësi kjo nuk do të ndodhte.

Ka pasur dokumentacion lidhur  me këtë çështje. Ky  është deformimi më  i madhë që i është bërë UÇK-së.

Indeksonline: Çka ka ndodhë me shoqatën tuaj në Llap? Kush është udhëheqësi i ri dhe çka do të bën ai për ndalimin e parregullsive?

Ajeti: Nuk kam marr pjesë në atë kuvend por në bazë të emrave që  i kam parë, gjërat i shoh me skepticizëm enorm edhe vazhdimësi e punës së mëparshme.

Indeksonline: Konsideroni se janë bërë pazare të mëdha për listat e veteranëve? A ka marr dikush pare të majme nga ky proces?

Ajeti: Turpi bie mbi ata që kanë marr kafshatën e gojës së ushtarëve të vërtet të UÇK-së. Ne dëshirojmë një Kosovë ku të gjithë do të ishin të punësuar dhje të gëzonin prosperitet, por jo në eshtrat e gjymtyrëve e pjesëve të trupit të atyre që mbajtën uniformën e UÇ-së.