Avni Ajeti, vëllai i Nazmi Ajetit që u vra në Milloshevë nga miku i tij, ka rrëfyer ekskluzivisht për Indeksonline rastin se si ka ndodhur.

Ajeti ka thënë se ende nuk i është treguar arsyeja pse i është vrarë vëllai. As Policia deri më tani nuk i ka dhënë ndonjë raport zyrtarë për ngjarjen se si ka ndodhur.

Ai konsideron se vëllai i është vrarë pas shpine, duke treguar se plumbi e ka kapur pas qafe, duke konsideruar se është vrarë në pabesë. Ajeti ka treguar se natën tragjike vëllai i tij nuk ishte i armatosur dhe nuk kishte bart armë.

Ajeti mendon se vrasjen e ka shty ta kryej babai i vrasësit për shkak të një borxhi që ia kishin të ndjerit, Nazmiut, miqtë e tij.

Ajeti ka thënë se asnjëherë nuk ka dashur të hyj në mes të vëllai të tij dhe bashkëshortes, për problemet e mundshme që i kanë pasur.

Sipas tij, problemeve iu ka pri bashkëshortja e të ndjerit duke i bërë presion Nazmi Ajetit që të mos e kërkoi borxhin. Avni Ajeti ka thënë se ka insistuar që Nazmiu të mos iu jepte borxh miqve të tij.

“Është ajo fjala popullore. Me mik ha e pi, pazar mos bo”, thotë Ajeti për Indeksonline.

Ajeti ka treguar se bëhet fjalë për një borxh që vëllai i tij, Nazmiu, ua kishte huazuar miqve për ndërtimin e një hoteli në Milloshevë.

Ai po ashtu ka treguar se nuk është njoftuar asnjëherë për problemet që i kishte Nazmiu me bashkëshorten e tij.

“Asnjëherë nuk më është thënë se vajza a tyre po keqtrajtohej. Të paktën ta kishin thënë këtë ne do merreshim vesh”.

Ajeti nuk e pranon faktin se i është vrarë pas luftës vëllai në rrethana ende të pasqaruara nga shteti.

Ai po ashtu ka treguar se i kanë kërkuar besë familja e bashkëshortes së vëllait, ku edhe iu ka dhënë.

Për më shumë ndiqeni rrëfimin ekskluziv që iu sjell Indeksonline: