Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së në Podujevë, Avni Ajeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje Presidentit të vendit, Hashim Thaçi që ta qojë vendin në zgjedhje, transmeton Llapi.info.

Përpos kësaj thirrjeje Ajeti ka kritikuar edhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin duke thënë se ai dhe bandat e tij janë të rrezikshme për Kosovëm, dhe se për momentet e rënda të vendit sipas Ajetit faj i ka edhe LDK-ja që po i mbanë ata në pushtet./Llapi.info

Ky është postimi i plotë i Ajetit në rrjetin social Facebook:

“Xhavit Haliti , ky njeri u pajtu edhe per kolonizimin e kosoves per ndertimin e 300 shtepive ne Mitrovicë .
Fajë do t jetë edhe mbi ata te cilet po ja dhane mundsin me qen ne pushtet ky mafioz. Sepse keti njeri nuk i ka bere pershtypje kurr te mirat per vendin
Ky , dhe bandat e tij jane shum te rrezikeshme per Kosoven .
Tani ne keto momente t renda per vendin e ka ni faje te madhe qe sot i mbajne ne pushtet edhe LDK ja
Nese Hashim Thaqi ja don te miren keti vendi qoje vendin ne zgjedhje
Hashim, shpetoje vendin pa ja fale token Malit te Zi
Hashim , shpetoje vendin nga ky konolizim klasik qe po e mendon serbia .
Hashim , trego njeher burrin e patriotizim se e ki rastin
Hashim a eshte me rendsi , ku dhe qysh po jet ky vende me gjithe keto te keqia sepse ambicjet tua i arrite , mos e shijo jeten si presiden , ndërprite ket te keqe.
Populle i nderuar te gjithe ne kembe ta rrenojm ket klas te flliqur e te korruptuar e te çelikosur nga te keqiat.”