Avni Ajeti, bashkëluftëtar nga ditët e para i Zahir Pajazitit, është përfshirë në debatin e ashtuquajtur të “komandatëve”.

Ajeti ka folur për Indeksonline pas përfshirjes në debat të deputetit të PDK-së, Nait Hasani. Ky i fundit ka reaguar pas një postimi të ri të Ramiz Lladrovcit drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ku e përmend edhe vrasjen e Zahir Pajazitit.

“Naiti (Hasani) nëse e dinë se si ka rënë në burg ai duhet të tregojë edhe se si kanë rrjedh ngjarjet. Edhe pse unë mendoj se Nait Hasani e dinë ku ka gabuar”, ka thënë Avni Ajeti.

Ajeti e ka edhe një kërkesë për ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovic.

“Si shok i tyre dhe si bashkëluftëtar kërkoj nga ambasadori Ramiz Lladrovci që t’iu bëjë shkresë organeve të drejtësisë së Shqipërisë dhe të kërkojë zbardhjen e vrasjeve të ushtarëve të UÇK-së që kanë ndodhur para dhe gjatë luftës në Shqipëri”, ka thënë tutje Ajeti, duke shtuar se “mbase këta po e dinë për çdo detaj e po i përmendin emrat e të vdekurve, si ka mundësi që mos ta dinë se si kanë rrjedhur ngjarjet”.

Tutje Ajeti e ka një pyetje edhe për Nait Hasanin.

“A ka mundësi që ke ble makinë nga një shqiptar në Mitrovicë i cili ka jetuar në perëndim dhe ajo është përdorur në një atentat në Prishtinë si makinë bombë. Dhe a ka të bëjë kjo edhe me arrestimin tuaj. Dhe ju që po flisni në emër të këtyre heronjve, a e keni lajmëruar Zahir Pajazitin me kohë për arrestimin e Nait Hasanit”, ka thënë pyetur Ajeti.

Hasani ndër tjerash sot në Facebook ka shkruar: “Dua t’ia bej medije z.Lladrovci se para se te vritej Zahiri, Edmondi dhe Hakifi dhe para se te arrestohesha unë Rexhep Selimin, Muje Krasniqin komandant – Kapuqin, Xheladin Gashin komandant – Plaku etj bashkeluftetar i kam lenë ne Prekaz ne Familjen e Adem Jasharit.

Prandaj te lutem z. Ladrovci mos hy ne tema për te cilat nuk i di dhe nuk ke qene protagonist. Kete ta them me qellimin më te mire dhe për hir te se vertetes. E them kete sepse nuk eshte hera e pare qe tentohet qe reniet e shokeve te paraqiten si te dyshimta”.