Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, thotë se arsyeja pse nxënësit e shkollave të mesme nuk po dërgohen në ekskursion në Shqipëri, është për shkak që shumica e prindërve janë deklaruar kundër këtij organizimi, njofton Llapi.info.
“Arsyeja që nxënësit nuk po lejohen të shkojnë në ekskursion janë prindërit. Më shumë se 90% e prindërve janë kundër shkuarjes në Shqipëri”, ka thënë Fetahu për atv.
Me këtë vendim nuk po pajtohen nxënësit.
Ata kanë protestuar dje në sheshin e qytetit, me kërkesën për lejim të eksuzionit.
Madje, në protestë dy nxënës mbetën të arrestuar./Llapi.info