Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kur, eventualisht, mund t’i hiqet një individi statusi i veteranit, transmeton Koha.net.
Koci ka thënë se këtë status mund ta gëzojnë për në kohë të gjatë edhe veteranët e rrejshëm, pasi procedura gjyqësore për marrjen e statusit të tillë zgjat shumë.
ka treguar po ashtu se pos pagës, cilat privilegje të tjera i kanë veteranë dhe familjarët e tyre.
Për më shumë lexoni postimin e tij:
Veteranët e rrejshëm!
Veteranët e rrejshëm, Luftëtar të UÇK-së, njē kohë të gjatë do të gëzojnë të drejta dhe benificione, për shkak se statusi i veteranit, një personi mund t’i miret vetëm përmes procedurës gjyqësore, ku secilit do t’i mundësohet shterrja e mjeteve juridike.
Me vite do të zgjasin shqyrtimet gjyqësore.
Në ndërkohë, veteranët e rrejshēm do të kenë mbështetje financiare dhe këto benefite:
1. Pensionin personal i veteranit luftëtar;
2. Pensionet e trashëgimtarëve sipas kushtëve të parapara me ligj;
3. Të drejten në shërbime shëndetësore falas, për vete dhe familjen e ngushtë, duke i përfshirë shërbimet dentare dhe barnat për sēmundje kronike;
4. Të drejtën e përparësisë në punësim;
5. Udhëtimin falas me mjetët e komunikacionin urban, kurse udhëtimi ndërurban me gjysmë çmimi;
6. Të drejtën në riaaftësim profesional;
7. Të drejtën në stazhin e dyfishtë, pēr kohën e kaluar në luftë;
8. Përkujdesjen për banim;
9. Përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike;
10. Lirimi nga pagesat administrative në shkollimin Universitar Publik;
11. Vendosja në shtëpitë e personave të moshuar;
12. Shpenzimet e varrimit.
Ironia më e madhe ēshtë se disa prej mashtruesve, do ta gëzojnë respektin e rrethit të vet, deri në përfundim të procedurave gjyqësore.
Sidoqoftë, çdo person që ka paraqitur deklaratë të rreme dhe ka prezantuar dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të statusit të pjesëmarrësit të UÇK-së dhe të përfitimit të drejtave dhe benificioneve, do të procedohet penalisht dhe do të gjykohet për disa vepra penale, duke e përfshirë veprën penale nga neni 392 – Deklarimi i Rremë dhe veprën penale nga neni 398 – Falsifikimi i Dokumenteve.