Avokari amerikan ish-presidentit Thaçi, Pierre Prosper gjatë vizitës në Burojë te prindërit e Thaçit.

Avokati Prosper përshëndetet ngrohtësisht nga babai i Thaçit, Haxhi Thaçi teksa hyn në konakun e shtëpisë.

Avokati Prosper ka qenë i zëshëm kundër Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara dhe ka theksuar se Hagë duke duke u tentuar që të ndryshohet narracioni për luftën dhe historia e Kosovës.

Ai kishte kërkuar që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës.

Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.