Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Emigrim, Dmitris Avramopoulos i ka shkruar letër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj ku njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave, duke konfirmuar që tashmë ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij drejtuar zëvendëskryeministrit Hoxhaj.
Në fund, Avramopoulos ka siguruar Hoxhajn për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës.