Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në fshatin Kërpimeh të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Axha dhe djali i vëllait të tij dyshohet se janë kapur mes vete pas një mosmarrëveshje për një arë.

Dyshohet se në konfliktin mes tyre janë pëdorur edhe armët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast i ka arrestuar të dy dhe ndaj tyre është marrë masa e ndalimit.

Dy të arrestuarve u janë gjetur armë paleje.

/Llapi.info/