Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës, njofton Llapi.info. Dërgimi i tij në këtë burg ka ardhur pas caktimit të masës 30 ditëshe të paraburgimit.
Avokati i Sylës, Tomë Gashi ka paralajmëruar sot ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj masës së paraburgimit ndaj klientit të tij./Llapi.info