Endri Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi herë pas here po publikon fotografi nga pushimet ku është duke i kaluar, e që duken mjaft vende të bukura.
E ndaj kësaj ka reaguar dikush që në muret e Universitetit të Prishtinës dhe në oborrin e Rektoratit kanë bërë disa grafite.
“(Baba) Hashim bën pazare, i biri harxhon pare”, janë grafitet që janë shkruar nëpër Kampusin Universitar të Prishtinës.
Nuk dihet se nga kush janë shkruar këto grafite mirëpo, ato ndërlidhen me pushimet dhe jetën luksoze që bën Endriti./Indeksonline/.