Babai i Albion Rrahmanit, e ka festuar golin e djalit të tij me flamurin e Kosovës në stadiumin e Rapid Bukureshtit, teksa e ka larguar pastaj.
Siç raportohet nga mediat rumune, zyrtarët e klubit kanë shkuar menjëherë te babai i Rrahmanit për t’i treguar se cili është problemi dhe sipas tyre, ai ka kërkuar pastaj falje.
Rrahmani mbrëmë e shënoi golin e nëntë në 11 ndeshje për Rapidin e Bukureshtit.
Në fund të lojës, sulmuesi kosovar u shpreh i kënaqur me lojën e zhvilluar, por edhe me fitoren e arritur.
Ai theksoi se synimi i tij është të shënojë më shumë se 20 gola këtë sezon.
“Jam i lumtur që jam shpallur lojtari i ndeshjes, por jam i lumtur edhe për skuadrën. I morwm të tre pikët, kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam shumë i lumtur, luajta mirë dhe kontrollova lojën”, u shpreh Rrahmani.
Pwrndryshe Rumania, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja janë vendet që ende refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.