Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Lipjan.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vajzat e tij të mitura.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton policia.