Prindërit dhe familjarët ndihen krenarë që Vjosa Osmani u bë presidente. Babai i Vjosa Osmanit tha se kishte emocione të përziera derisa e bija e tij po votohej për të parën e shtetit.Telefonatat dhe urimet nuk po i ndalen.
Që nga e diela, Raifi po pranon vetëm urime pasi vajza e tij u zgjodh e para e shtetit.
Si çdo prind tjetër edhe Raif Osmani është i lumtur për arritjet e vajzës së tij në politikë.
Në një bisedë për T7, Raifi pensionist tregon për emocionet që patën ditën kur po votohej në Kuvend.
Emocione të ngjashme ka pasur edhe nëna e Vjosa Osmanin, infermiere me profesion.
Por për të nuk ishte befasi.
Ajo thotë se qysh prej e vogël, Osmani kishte ëndërruar të bëhej presidente.
Presidentja e Kosovës, ka lindur e është rritur në qytetin e Mitrovicës.
Banorët e ndërtesës ku ende jetojnë prindërit e Osmanit, pa dyshim që e përcollën seancën kur kjo e fundit u votua si Presidente.
Madje, ata e përcollën me aq vëmendje sa që harruan edhe gjërat tjera.
Ndërkohë pati edhe të tjerë, që patën lot gëzimi kur mbrëmë u thirr emri i Vjosa Osmanit si presidente e re e vendit.
E ata qytetarët të cilët patën mundësi që më herët të shkrepin fotografi me Osmanin, tash këto fotografi po i tregojnë me krenari.
Por pritshmëritë më të mëdha nga presidentja e re Vjosa Osmani, duket se i kanë të rinjtë e qytetit.
E dikush ka rastisur që fluturimin për në Gjermani ta ketë një ditë pas zgjedhjes së presidentes së vendit.
Por, ky i fundit thotë se nëse Osmani e Kurti punojnë mirë, ai do të kthehet përsëri në atdhe.
Mbrëmë Kosova u bë me presidenten e re Vjosa Osmani e cila mori 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.