Sabit Hoxha nga fshati Obrançë e Podujevës, baba i katër fëmijëve ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj.

Ai para disa javëve është diagnostikuar me Leukemi Akute dhe mjekimi i tij është paraparë që të kryhet në Turqi.

Sabiti është i papunë dhe jeton në gjendje të rëndë ekonomike.

Atij i duhen edhe gati 100 mijë euro që të shërohet. Nga këto, 30 mijë euro i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë. Por, pjesa e mbetur (110 mijë euro) është kosto e papërballueshme për familjen Hoxha. Andaj, familja e tij po kërkon ndihmë nga vullnetmirët.

Andaj të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë, mund ta kontakti në numrin e telefonit të familjarëve: 0038345604056

Ose drejtpërsëdrejti në numrin e xhirollogarisë së tij Raiffaisen Bank: 1501150002659713- kontoja e gruas së tij Fatmire Hoxha.