Të martën në Suharekë është arrestuar një i dyshuar pasi që i kishte sulmuar fizikisht vajzat e tij, duke i goditur me shqelma.
Vajzat ishin të moshës së mitur, ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht duke i goditur me shqelma dy vajzat e tij të moshës së mitur.
I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.