Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se dje në Podujevë në ora 19:30 ka ndodhur një sulm në familje, me ç’rast babai ka sulmuar vajzën e tij.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K-Shqiptar, babai i saj e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info./Llapi.info