Portieri i njohur Esat Mehmeti mburrej për talentin që kishte djali i tij, Besarti. Por ai nuk dëshironte që në kurriz të tij të përfitonte Besarti. Besonte se kishte mjaftueshëm talent për të ecur vetë drejt famës.
Dhe, për të mos përfituar asgjë në emër të tij, Esati bëri një gjest të pazakontë – ia ndërroi mbiemrin të birit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Besarti kudo që ka bërë karrierë nuk është njohur si Besart Mehmeti, por si Besart Blaku, mbiemër të cilin e mban fisi i tij në Podujevë. Ai ngul këmbë se mbiemrin nuk ia kishte ndërruar për ndonjë gjë tjetër, por vetëm ta bëjë të pavarur.
“Isha një emër i njohur në opinion dhe nuk dëshiroja që Besarti të njihej për shkak meje, dëshiroja të njihej për shkak të talentit që kishte” tregon Mehmeti që në vitet ‘70 ishte portier i Trepçës që garonte në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë. Vlerësohet ndër portierët më të mirë të kohës së tij në Kosovë… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)