Doktori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bajram Bajgora, ka thënë se tek tani, sipas tij, është vënë në funksion aparati defibrilator në QKMF, me të cilin, siç ka thënë, shpëtohet jetë, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bajgora ka thënë se 17 aparate të tilla nuk kanë qenë funksionalë deri më tani, teksa ka thënë se të njëjtit kanë kushtuar rreth 65 mijë euro.
“Ky është defibrilator automatik(AED), aparat që shpëton jetë ,ne punonim pa defibrilatorë, madje edhe në emergjencë, ndërsa 17 defibrilatorë të tillë qëndronin në skutat dhe hapësirat e depove, çudia më e madhe ishte se 6 prej tyre u gjetën në laborator. Ishin blerë nga 3800 euro që i bie rreth 65 mijë euro djersë e popullit e bllokuar. Tashmë janë aty ku e kanë vendin në shërbim të qytetarit”, ka shkruar ai.
Duhet theksuar se përgjatë muajve të fundit, QKMF-ja e Podujevës është bërë me disa aparate tjerë funksionalë./Llapi.info
Doktori në Podujevë: Ky aparat për pak përfundoi në mbeturina, sot i jep rezultatet për 5 minuta