Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një reagim lidhur zjarrin që përfshiu dje vilën e tij në Komunën e Podujevës.

Bajqinovci ka thënë se fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe se dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie.

“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, ka shkruar Bajqinovci.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur tashmë hetime.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti