Ish-kryetari i degës së Nisma-s në Podujevë, Bajram Ajeti, do të aderoj sot në Vetëvendosje.

Koha.net ka raportuar se përveç Bajram Ajetit, sot në LVV do të aderojë edhe Xhecat Bislimi.

Xhevat Bislimi ka dhënë dorëheqje javë më parë, ndërsa Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje dje nga Nisma për Kosovën.

Arsyeja e dorëheqjes së tyre ka qenë koalicioni parazgjedhor me AAK-në.

Zyrtarizimi i këtyre dy aderimeve pritet të bëhet sot në një konferencë të paralajmëruar nga Vetëvendosje./Llapi.info