Kuvendi i Kosovës sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Këtë seancë e ka bojkotuar opozita ndërsa e vetmja që ka marrë në pjesë është deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.

Megjithëse deputetja Rugova nuk ka folur për këtë çështje, në anën tjetër Bajram Gecaj anëtar i LDK-së në një prononcim për lajmi.net e ka cilësuar si veprim të mbrapshtë pjesëmarrjen e saj në seancë.

‘’Veprim i mbrapshtë’’, ka thënë shkurt Gecaj.

Deputetët ende vazhdojnë të pauzojnë edhe pse kërkesa për pauzë ishte 20 minutëshe.