Sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit Kalaticë të Podujevës do të bëhet varrimi i 20-vjeçarit nga Podujeva, Baki (Islam) Hajzeri, i cili ndërroi jetë në mesditën e së shtunës.

Baki Hajzeri ndërroi jetë në Gjermani ku edhe po trajtohej pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, shërimi i së cilës kërkonte një shumë jashtëzakonisht të madhe të hollash. Lidhur me këtë mijëra qytetarë u sensibilizuan për t’i dalë në ndihmë Baki Hajzerit.

Trupi i tij është sjell mbrëmë në Kosovë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në vorrim për t’i dhënë lamtumirën e fundit Baki Hajzerit, familja e tij ka siguruar transportin nga Podujeva dhe Prishtina deri në fshatin Kalaticë dhe anasjelltas.

Nisja nga Podujeva bëhet me autobusin “Dita” në ora 12:30 nga stacioni i autobusëve. Ndërsa, nisja nga Prishtina bëhet me dy autobus nga Xhamia e Llapit në ora 12:30./Llapi.info