Ndonëse janë edhe gjashtë muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, disa kryetarë aktual të komunave janë deklaruar se do të tentojnë të marrin një mandat të ri.
Një prej tyre është kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish në zgjedhjet lokale të këtij viti që pritet të mbahen në muajin tetor.
Ai është shprehur i bindur se do ta fitojë sërish mandatin e kryetarit, por ka shtuar se partia e tij AAK do të fitojë në dhjetë komuna.
“Në zgjedhjet e tetorit do të fitojë bindshëm, jo që dua unë, por duan qytetarët e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë 10 komuna, ne do të luftojmë që t’i kemi 10 komuna. Ne jemi duke punuar në këtë aspekt, nuk jemi duke pushuar. Kryetarët e komunave që janë të udhëhequra nga AAK-ja të gjithë janë punëtorë”, ka thënë Muharremaj.