Deputetja Duda Balje në debatin për të pagjeturit tha se nuk është lehtë të takohesh me familjarë të tyre.
Plagë më e rëndë e pasluftës, nuk është lehtë të takohemi me familjarë”, tha Balje.
Ajo, si kryetare e Komisionit për të pagjetur tha se kërkesat e familjarëve nuk janë të mëdha.
“Kërkesat nuk janë të mëdha, relativisht janë reale”, tha Balje që deklaroi se do të ndryshojë ose do të bëhet ligj i ri për të pagjeturit.
Ajo tha se nuk duhet në këtë ditë, ose këtë javë të themi se nuk kemi bërë asgjë për kategori njerëzish./Kallxo.com