Organizata e Ballit Kombëtar- dega në Podujevë, ka mbajtur Kuvendin e brendshëm Zgjedhor, raporton Llapi.info
Në krye të kësaj partie në këtë degë është zgjedhur Arjeta Fetahu. Këtë e ka bërë të ditur vetë Fetahu në një postim në Facebook.
“Të dielën që shkojë, në një proces të pavarur dhe transparentë, unë u zgjodha kryetare e Ballit Kombëtar Demokrat në degën e Podujevës. Falënderojë të gjithë kryesinë dhe anëtarët e kësaj dege për besimin që ma dhanë për ta udhëhequr Ballin Kombëtar në Llap”, ka shkruar ajo.
Fetahu është shprehur se të punojë dhe angazhohet për rininë e Komunës së Podujevës
“Zotohem publikisht se do të punojë për të mirën e qytetit të Podujevës, në mënyrë transparente me qytetarët dhe kolegët e partisë, që qytetin tonë ta bëjmë në modele evropiane dhe më gjerë. Gjithashtu, do të angazhohem plotësisht për rininë e qytetit, që përmes aktiviteteve të ndryshme të integrohemi edhe më shumë së bashku në procese të rëndësishme”, ka përfunduar Fetahu./Llapi.info