Sot tifogrupi Ballistët nga Tetova i bëjnë 30 vite.

Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si kurrë më parë.

Tetova është veshur vetëm Kuq e Zi, duke u bllokuar e gjithë qendra e qytetit.

Këngë dhe thirrje patriotike janë bërë për nder të themelimit të tyre dhe 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.