Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në fshatin Balloctë komunës së Podujevës, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar pasi që gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me dy karikatorë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.

Sipas Raportit ne vendim të prokurorit i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info