Banka Botërore dhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë realizuar një program informues për rëndësinë e sigurimit bujqësor për fermerët llapjanë, kultivues të pemëve të imta.

Prezantimi i këtij programi kishte për qëllim rritjen e informimit për rëndësinë e sigurimit të produkteve bujqësore dhe u bë prezantimi i dobive të regjistrimit si dhe u prezantuan statistika për humbjet që janë shkaktur viteve të fundit në produktet bujqësore nga reshjet atmosferike.

Gjatë prezantimit u fol edhe për vlerën e sigurimit bujqësor, duke garantuar fermerët që të bëjnë investime në bimë më të ndjeshme, që janë më fitimprurëse dhe u ofron siguri atyre që të investojnë në rritje të prodhimit

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, foli për sfidat dhe humbjet me të cilat janë përballur fermerët llapjanë viteve të fundit dhe pamundësinë buxhetore të komunës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara.

Në këtë fazë Banka Botërore në bashkëpunim me MBPZHR-në kanë zhvilluar 6 produkte të sigurimit, bazuar në indeks të motit për produktet bujqësore si: molla, mjedra, dredhza, speci, rrushi i verës dhe kumbulla.

Për fillim sigurimi i produkteve bujqësore do të bëhët nga Banka Botrore dhe MBPZHR në bashkëfinancim me fermerët, ndërsa Komuna e Podujevës do të angazhohet që në këtë program të përfshihen femerët e mjedrës./Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës