Erërat e ditëve të fundit kanë rrëzuar pisha në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të cilat po largohen nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas banorëve të fshatit Dobërdol, kjo kompani përpos pishave të dëmtuara po pren edhe pishat e shëndosha.
Nga ana tjetër Komuna e Podujevës ka sqaruar lidhur me këtë duke thënë se nuk po prehet asnjë pishë pa miratimin e inxhinierëve.
Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu ka thënë për Indeksonline se sot ishte në teren dhe nuk ka parë asnjë pishë të dëmtuar që është prerë pa u paraparë.
“Sot unë isha personalisht në teren dhe nuk pash asnjë pishë të vetme të prerë e që nuk është paraparë sipas inxhinierëve të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës gjatë përcjelljes së asaj mase drusore. Prezent ishin edhe dy ekipe, njëra nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës dhe njëri nga Komuna e Podujevës”, ka thënë Fetahu.
Një banorë i këtij fshati ka dërguar këto foto të pishave të cilat po prehen në këtë fshat./Llapi.info