Fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës vazhdon të jetë i izoluar. Kjo, pasi që nga ky fshat janë konfirmuar raste me COVID-109.
Mirëpo, banorët e kësaj ane po e shohin si të paarsyeshme izolimin e fshatit, pasi që siç shprehen ata, vetëm po krijohet panik e panevojshme. Madje, banorët po ankohen se s’po u lejohet të dalin nga fshati edhe për raste emergjente.
“Kesh t’u shkua te mjekët, djalin e kom me temperaturë, marramendje dhe kollitje. Policia s’po na lëshojnë prej këtuhit, kjo mua më duket më shumë si hajgare, se kur izolohet unë e di që duhet me t’i pru mjekë dhe ushqim, por kur po kemi zor të madh po duhet t’i biem arave. Këto që po prujnë dhe çka po bëjnë këta është veç për ta mashtruar popullin”, thotë për Tv Llapin Ali Sadriu.
Banorët e këtij fshati po u duhet t’i përdorin rrugë alternative për t’u furnizuar me barna dhe gjëra elementare.
Më tej, banorët po akuzojnë edhe nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, pasi që siç po thonë ata, ai po e shfrytëzon këtë gjendje për fushatë.
“Po shihet rruga në çfarë gjendje është për me dalë me ble barna. Po dua me demantua Nexhmi Rudarin. Pse po del po i rren qytetarët? Ku janë 42 mijë euro? Ku janë senet elementare që po thotë jemi t’u i ble për t’i çuar në Dumnicë? Ushqimet i çojnë vetëm atje ku i ka votuesit e vetë? S’po e di a është në fushatë a çka?”, thotë banori Afrim Abdullahu./Llapi.info