Në fshatin Sibovc të Llapit, banorët janë në hall me hajnat, të cilët po u vjedhin shtëpi dhe lokalet. Banorët po detyrohen të bëjnë roje natën, ndërsa kanë lajmëruar edhe Policinë. Sipas tyre, hajnat janë të armatosur dhe të uniformuar dhe po paraqesin rrezik edhe për sigurinë e tyre.

Banoret e fshatit Sibovc të Podujevës, tash e disa jave janë në hall te madh nga hajnat. Ata thonë se po detyrohen të bëjnë roje natën sepse një grup i hajnave prej 5 e me shumë vetave, të armatosur dhe të uniformuar po i terrorizojnë banorët.

Skënder Hyseni nga ky fshat thotë se hajnat ia kanë thyer lokalin nga i cili mban familjen. Sipas tij, hajnat po futen çdo natë nëpër shtëpitë dhe lokalet e fshatit.

Edhe banorët e tjerë ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë nga autoritetet e sigurisë dhe ato komunale që të veprojnë kundër kësaj dukurie

Bekim Bislimi, komandant i stacionit policor në Podujevë, thotë se para disa ditëve ata kanë pasur një aksion në këtë fshat dhe nga ajo ditë nuk kemi raste te paraqitura te vjedhjes.

Banorët e fshatit shpresojnë se policia e Kosovës në bashkëpunim me komunitetin do t’i gjejë autoret e këtyre vjedhjeve. Ata nuk e përjashtojnë edhe protestën kundër kësaj dukurie./RTK