Banorët e fshatit Turuçicë të Podujevës kanë nisur vetë meremetimin e rrugës së fshatit, e cila deri më sot ishte e pakalueshme, njofton Llapi.info.

Përkundër që kanë pasur premtime para zgjedhjeve për rregullimin e kësaj rruge, një gjë të tillë s’e ka realizuar Komuna e Podujevës. Kështu ka thënë edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani.

“Rruga e fshatit Turuçicë deri sot ishte thuajse e pakalueshme. Ish Kryetari i Podujevës tani ministër ilegal i Hashim Thaçit, Agim Veliu u kishte premtuar shumë herë rregullimin e kësaj rruge para zgjedhjeve”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sot dua ti falenderoj banorët që me vetë iniciativë dhe me kontribut të banorëve e bënë të kalueshme këtë rrugë. Falenderoj gurthyesin Shkëmbi i Qëndresës të familjes Ejupi të cilët dhuruan donacion mbi 100 tonë gurë për rregullimin e rrugës”, ka thënë ai.

Sipas tij, mungesa e investimeve në këtë pjesë ka bërë që të zhvendosen thuajse të gjithë banorët nga ky fshat./Llapi.info

Rruga e fshatit Turuçicë deri sot ishte thuajse e pakalueshme. Ish Kryetari i Podujevës tani ministër ilegal i Hashim…

Gepostet von Eman Rrahmani am Sonntag, 7. Juni 2020