Kryetari i Bashkësisë Lokale në Karaçevën e Poshtme, Selver Lenjani, i ka shkruar përsëri kryeministrit Albin Kurtit, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Në letër u është kërkuar që të moslejojnë coptimin e Karaqevës.

“Nga viti 2001 e deri më sot, ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëj shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë-Territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfalltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë vetur zyrtare e Kosovës”, thuhet në letër.

Letra e plotë:

Nga Bashkësia Lokale-Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme Nr.Prot 2/4.2021 K.Kamenicë -Letër për Instutucionet e Republikës së Kosovës për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti -Për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani- -Për Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca-

Të nderuara,Instutucione të lart përmendura me anë të kësaj kërkese ,ne banorët e brezit kufitar Karaqevë kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar, që nga viti 2001 e deri më sot, ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëj shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë-Territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfalltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë vetur zyrtare e Kosovës.

E kanë të ndaluar rrepsishtë që nga marrveshja tekniko ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999.

Ju është servuar faktorit ndërkombtar kjo marrveshje e falcifikuar,në atë takim është dorzuar harta e falcifikuar dhe dokumentet e falcifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s.

Mirëpo me ndihmen e Sllobodan Milloshevic gjenerali i ka dorzuar faktorit ndërkombtar ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i Nato-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin nderkombtar me harta dhe dokumente te falcifikuara.

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt ti falim,të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë.Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës.

Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaçevës si pikë e rendit të ditës, sepse ne atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre, që posedojnë dokumentacione, katastrale, hartografike, gjeografike, pedologjike që e dokumentojn se është pjesë e Fshtatit Karaçevë-Territor i Republikës së Kosovës.

Dhe kerkojmë nga ju që të mos lejohet coptimi i Kosovës.Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel.

Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht. Me respekt. Karaqevë 21.04.2021 Mob.kont 044-620-875

Nga Bashkësia Lokale-Karaqevë e Poshtme Kryetar-Selver Lenjani